Vendosni fjalën kyçe....

Kulluri: Aleanca e kullave  s’e mban dot peng vendin e PD-në, Berisha të tregojë ç’marrëveshje ka me Ramën


Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i PD-së së grupimit të Bashës ka akuzuar ish-kryeministrin Berisha se është përgjegjës për atë që po kalon vendi pas “pazarit” të tij me Ramën në vitin 2008.

Ai shkruan se Berisha e Rama duan me çdo kusht ta ruajnë paktin në fjalë dhe po pengojnë reformën zgjedhore.

Sipas Kullurit, lufta e fundit e Berishës u bë vetëm për ta shndërruar PD-në mbrojtëse të interesave personale e familjare të ish-kryeministrit.

“Siç u faktua këto dy vite, pas çdo akuze të Sali Berishës ndaj Partise Demokratike fshihet një pazar, herë tendera e leje ndërtimi e herë pazar politik për të bllokuar reformimin e sistemit politik.

E verteta e madhe eshte se Shqipëria sot po vuan nga pakti Berisha-Rama i vitit 2008. Ai pakt e bëri kryeministrin fuqiplotë dhe u hoqi pushtetin qytetareve c’ka reflektohet nga ulja e pjesemarrjes ne zgjedhje nga viti ne vit. Sot Berisha dhe Rama duan ta ruajnë atë pakt, prandaj po bejne gjithçka kunder reformes zgjedhore. Tashme eshte e qarte se lufta dyvjeçare e Sali Berishës kishte si synim të vetëm për  ta shndërruar PD-në në mburojë te interesave te tij dhe familjes, përballë izolimit ndërkombëtar, sanksionimit non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe, përballë akuzave për korrupsion nga SPAK. Pasi deshtoi, ka nisur serish batarene e sulmeve nga ballkoni për të penguar reformen zgjedhore me ane te eunukeve te tij në parlament.” – shkruan Kulluri.

Ai i bën thirrje Berishës më tej që të shprehet qartë nëse është apo jo për lista të hapura, për votim e numërim elektronik e për votën e diasporës.

Kulluri shkruan se Berisha duhet t’u tregojë shqiptarëve se çfarë marrëveshjeje ka bërë me Edi Ramën për herë të dytë pas 16 vitesh.

Në fund ai shkruan se aleanca e kullave s’e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD-në.

“Sali Berisha duhet të tregoje para shqiptareve te verteten nese eshte per: Lista të hapura te deputeteve apo jo? Shqipëria një zonë zgjedhore apo jo? Votim dhe numerim elektronik apo jo? Voten e Diaspores apo jo? Pse nuk flet sot se çfare reforme zgjedhore kerkon por sulmon verbalisht dhe fizikisht kedo qe i tregon vendin se ku duhet te rrije, pikerisht ne arkivat e Partise Demokratike? Ai sot duhet t’u tregoje shqiptareve se çfare marrëveshje ka bere per here te dyte pas 16 vitesh me Edi Ramen? Per çfare sistemi i ka ofruar votat e deputeteve te tij “partizane te dalluar” ne parlament për ti siguruar Rames 84 vota, duke deshtuar Komisionin e Reformës Zgjedhore? Aleanca e kullave nuk e mban dot më peng as Shqipërinë e as PD permes gjuhes arkaike te urrejtjes dhe shantazhit.” – mbyll shënimin Kulluri.