Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi i tërheq vëmendjen deputetëve: Shoh disa që s’po i vënë masat mbrojtëse


Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve që po marrin pjesë në seancën e sotme plenare, që të vendosin maskat e dorezat, për të zbatuar rregullat e vendosura për shkak të koronavirusit.

“Shoh disa deputetë që nuk vendosin masat mbrojtëse, kjo është për të mbrojtur veten por edhe kolegët që ndodhen në sallë. Prandaj ju lutem të respektohet ky rregull”- tha Ruçi.

Pas kritikës së Ruçit, disa prej deputetëve nisën të vinin maskat, ndërkohë të tjerë si Rudina Hajdari vetëm ngritën kokën por nuk vendosën asnjë masë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *