Vendosni fjalën kyçe....

Lëvizja Bashkë thërret protestë ditën e shtunë, Qori: Policia nuk dha lejen pasi pengojmë punën e institucioneve


Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlin Qori ka njoftuar të shtunën protestë para bashkisë Tiranë.

Por sipas tij Policia nuk i ka lejuar se me pretekstin se pengojnë punën të shëtunën.

Qori tha se protesta është thirrur në Sheshin “Skënderbej” të shtunën në orën 11:00.

Të shtunën në orën 11.00, në Sheshin “Skënderbej”, do të shkojmë te bashkia e Tiranës, pastaj te Kryeministria për të protestuar kundër korrupsionit dhe jo vetëm kundër tij. Sot na ka ardhur një përgjigje nga Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj që na tha: Për shkak se do të pengoni punën e institucioneve, një Zot e di se si e pengojmë të shtunën, pra duke bërtitur në rrugë, bllokojmë kryeministrin në Surrel dhe do të devijoni trafikun. Për këto dy shkaqe ne nuk ju lejojmë që të dilni nga Sheshi “Skënderbej”. Pra mblidhuni aty, bëni një lloj spektakli, por e keni të ndaluar të dilni para institucioneve.

Kjo është skandaloze, pra që Policia e Shtetit të të thotë se ti nuk ke të drejtë që të protestosh paqësisht, edhe pse ia kemi dërguar ftesën një javë përpara. Ky është standardi i ri. Të arrijë policia, me letër, dhe të ndalojë të drejtën e qytetarëve për të protestuar kundër korrupsionit paqësisht, është një asismetri politike. Nuk e di në cilin vend të botës një protestë paqësore kundërshtohet. Ky është standard i ri për të mbrojtur pak njerëz që na zhvatin mëngjes, drekë, darkë”-tha Qori, në emisionin “Të Pakespozuarit” në MCN TV.