Vendosni fjalën kyçe....

SPAK njofton Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin se do merren në pyetje, kur do të zhvillohet seanca


Ish-kryeminisri do të merret në pyetje të enjten (18 janar), ndërsa dhëndri i tij ditën e nesërme (17 janar).

Lideri demokrat ka kërkuar përmes avokatëve të tij nga gjykata që të lejohet të dalë nga banesa për të shkuar në seancat plenare.

Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.