Vendosni fjalën kyçe....

Roma shkarkon Mourinho-n


Klubi italian i futbollit Roma ka shkarkuar të martën trajnerin portugez Jose Mourinho.

“Roma mund të konfirmojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij ndihnë do largohen nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Jose-në në emër të të gjithë neve për pasionin dhe përpjekjet e tij që nga ardhja e tij në klub”, thanë Dan dhe Ryan Friedkin, pronarë të klubit.

“Ne gjithmonë do të kemi kujtime të shkëlqyera nga qëndrimi i tij në Romë, por besojmë se një ndryshim i menjëhershëm është në interesin më të mirë të klubit”, thanë ata, duke i uruar Mourinhos më të mirën në karrierën e tij.

Roma e emëroi Mourinhon në maj 2021.

Gjatë periudhës së tij, Roma fitoi Ligën e Konferencës së Evropës 2022 dhe arriti në finalen e Europa League sezonin e kaluar.

Roma e Mourinhos ka 29 pikë në 20 ndeshje, duke e vendosur atë në vendin e nëntë në Serinë A të Italisë, të udhëhequr nga Interi i Milanos, i cili ka 51 pikë.