Vendosni fjalën kyçe....

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Gaza rritet në 24,285


Të paktën 24,285 palestinezë janë vrarë dhe 61,154 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha të martën Ministria e Shëndetësisë në enklavën e rrethuar palestineze.

“Forcat okupuese izraelite kryen 15 masakra kundër familjeve në Rripin e Gazës, duke rezultuar në 158 viktima dhe 320 të plagosur gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.

Sipas OKB-së, 85% e popullsisë së Gazës është tashmë e zhvendosur brenda vendit për shkak të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60% e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Të dielën, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Ghebreyesus tha të dielën se “njerëzit në Gaza po jetojnë në ferr” dhe “asgkund nuk është i sigurt”.