Vendosni fjalën kyçe....

Arabia Saudite mund të njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze


Arabia Saudite mund ta njohë Izraelin nëse zgjidhet çështja palestineze, tha ministri i Jashtëm.

Princi Faisal bin Farhan Al Saud e bëri këtë koment gjatë një paneli në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, përcjell Al Jazeera.

I pyetur nëse Arabia Saudite mund ta njohë Izraelin si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë pas zgjidhjes së konfliktit palestinez, ministri i jashtëm i Arabisë Saudite u përgjigj: “Sigurisht”.