Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të korruptonte punonjësin e policisë në Kakavijë, procedohet 40-vjeçari


Një 40-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë.

Shtetasi me iniciale E.B banues në Skrapar në momentin e dorëzimit të pasaportës së tij kishte futur një kartëmonedhë 20 euro me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte pa u regjistruar.

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Kufitare, për të hyrë në Shqipëri, pa u regjistruar, procedohet penalisht 40-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Procedimi penal nisi sepse shtetasi E. B. ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.