Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti në mesnatë në Elbasan dhe Lushnjë


Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 00:17 në Elbasan, Lushnje dhe në zonat përreth këtyre dy qyteteve të Shqipërisë.

Sipas IGJEUM, tërmeti ka qenë me magnitudë 4,2 i shkallës Rihter, ndërsa thellësia ishte 10 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 10 kilometra në verilindje të Lushnjës.

Të frikësuar pas lëkundjeve të tërmetit, dhjetëra banorë të Lushnjës dolën nga shtëpitë.

Qytetarët kanë lënë apartamentet dhe dolën në rrugë, pavarësisht temperaturave të ulëta.