Vendosni fjalën kyçe....

Brazil, kamioni përplaset me autobusin, 25 të vdekur dhe 5 të plagosur


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil, ku 25 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një kamioni me një autobus.

Aksidenti ndodhi pranë kryeqytetit në Bahia, në Salvador, raportojnë mediat e huaja.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, Bashkia e Giacombina-s, një qytezë afër vendit ku ndodhi aksidenti, shpalli sot tre ditë zie, gjest ngushëllimi dhe solidariteti me familjet e prekura.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje tragjike.