Vendosni fjalën kyçe....

Ja kush janë 3 shqiptarët e dhunuar barbarisht në Mal të Zi (EMRAT/ FOTO)


Klodjan Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaci, janë 3 shqiptarët e dhunuar nga një grup personash me origjinë serbe në qytetin Herceg Nov.

Këta janë dy nga tre të rinj të dhunuar në Malin e Zi.

Siç shihen nga pamjet, të rinjtë kanë hematoma të ndryshme në dhe në trup.

Drejtori i Policisë Herceg Novi, Slobodan Djokic, ka thënë se tre shtetasit shqiptarë po udhëtonin me një mjet me targa gjermane, kur janë sulmuar nga 6 ose 7  persona pa asnjë arsye.

Fillimisht është goditur makina e tyre e më pas shtetasit shqiptarë, të cilët kanë marrë plagë të rënda në trup.

Nga ana e policisë malazeze u është kërkuar të bëjnë denoncim, por ata nuk kanë pranuar të kallëzojnë pa praninë e një avokati shqiptar.