Vendosni fjalën kyçe....

LinkedIn rriti çmimet e reklamave dhe fitimet ndërsa kompanitë braktisin X


LinkedIn i Microsoft rriti çmimet e reklamave gjatë vitit 2023 mes një fluksi markash të mëdha që kanë braktisur rrjetin social X të Elon Musk, i njohur më parë si Twitter, tha të enjten Financial Times.

Sipas mediave, platforma e mediave sociale në pronësi të Microsoft rriti 10% të ardhurat vjetore nga reklamat në 4 miliardë dollarë gjatë vitit 2023 dhe në disa raste ato u rritën pothuajse 30%. Gjithashtu, një rritje e mëtejshme e përgjithshme e çmimeve prej 14% parashikohet për vitin e ardhshëm.

Burime nga biznesi i mediave dixhitale thanë se ndryshimi i çmimit të LinkedIn ndodhi teksa markat e njohura u larguan nga X pas vërejtjeve të Musk që  i akuzonte për shantazh.

“Ky është sezoni i LinkedIn. Shumica kanë kaluar në LinkedIn gjatë vitit të kaluar.” – vunë në dukje drejtuesit e kompanisë.