Vendosni fjalën kyçe....

Kumbaro: Task forcë për përmirësimin e infrastrukturës për ujërat e ndotur në zonat turistike


Qeveria nëpërmjet një akti normativ ka vendosur që të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin e të gjitha subjekteve në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e ujërave të ndotur.

‘E para nëpërmjet një akti normativ qeveria shqiptare ka vendosur të krijojë një task forcë të dedikuar për inspektimin dhe kontrollin dhe shëndetësimin e të gjitha subjekteve të cilat sidomos në zonat turistike për të përmirësuar infrastrukturën e trajtimit të ujërave të ndotur që shkarkohen në ujërat larës, që mund të jenë në det, lumenj apo liqen.

Përmirësimi edhe sipas agjencisë evropiane të mjedisit, është shumë i rëndësishëm dhe i dukshme nga shifra nga 45% vetëm 5% kanë problematika të thella. Për 2024 është punuar për tu përgatitur për sezonin turistik. Është një akt normative që vjen si propozim i përbashkët i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.’- tha Kumbaro.

Kumbaro tha se task-forca parashikon edhe penalitete.

‘Një ndër synimet është kontrolli i rreptë i barabartë dhe transparent për të gjithë. Do të ketë masa administrative shumë të paqarta dhe penalitete shumë të qarta për të gjitha subjektet. Do të shoqërohet me një fushatë të gjerë.’- tha Kumbaro.