Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Fredi Belerit për lehtësim të masës arrest në burg


Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për lehtësim të masës së sigurisë. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, kishte ankimuar masën arrest me burg dhe kërkonte një masë më të lehtë, por kjo kërkesë nuk u pranua ng trup gjykuese Erjon Çela, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj.

Në senacën e sotme (28 dhjetor) ishte i pranishëm edhe Vangjel Dule, ndërsa Beleri ka afat 5 ditë kohë për të ankimuar vendimin e GJKKO në Apel.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin. Kjo çështje është bërë temë kryesore edhe në marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.