Vendosni fjalën kyçe....

Pas 106 vitesh, Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor


Për herë të parë që nga viti 1917, Ukraina po feston Krishtlindjet më 25 dhjetor.  Kjo konsiderohet më shumë se thjesht një ndryshim i datës nga 7 janari, e cila është  data e Krishtlindjeve në kalendarin julian, të cilin Rusia e përdor.  

Kjo është vazhdimi i një ndryshimi të rëndësishëm kulturor në vend, përpjekja e fundit për të shrrënjosur ndikimin e Moskës në Ukrainë, shkruan BBC.

Miratimi i kalendarit perëndimor, gregorian është gjithashtu një shenjë e përpjekjes së vazhdueshme të Kievit për t’u rreshtuar me Europën.  Qoftë në luftë, qoftë në kohë paqeje, Krishtlindjet vijnë gjithmonë.

Ukraina dhe Rusia kan[ ngjashmëri të madhe kulturore dhe atyre do t’u duhet gjithmonë të jetojnë pranë njëra-tjetrës. Megjithatë, identiteti i të parit vetëm sa po forcohet nga agresioni i këtij të fundit.  

Ndërsa përparimi rus drejt Kievit u ngadalësua vitin e kaluar, trupat pushtuese u akuzuan për vrasjen e më shumë se 500 civilëve në një nga mizoritë më të rënda të luftës deri tani. 

Disa nga emrat e tyre shfaqen në një memorial argjendi pranë Kishës së Shën Andreas. Ndërsa kupolat e saj të arta shkëlqejnë në diellin e dimrit, ende mund të shihni se ku bari ka luftuar për t’u kthyer.