Vendosni fjalën kyçe....

Transportonin emigrantë, arrestohen dy persona në Vorë


Policia ka vënë në pranga dy të rinj, pasi u kapën duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasit me inicialet K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, Komisariati i Policisë Vorë dhe Forca e Posaçme Operacionale.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 13 emigrantë, kundrejt pagesës 600 euro për person, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 13 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit

Sekuestrohen 2 automjete dhe 3 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– K. A., 24 vjeç dhe E. A., 32 vjeç, të dy banues në Shkodër.