Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH tregon gjendjen e rrugëve të prekura nga reshjet e dëborës, apel drejtuesve të mjeteve


ARRSH ka dhënë detaje mbi situatën e rrugëve në disa zona të vendit, ku ka prani të dëborës.

Mësohet se gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në zonat juglindore dhe në Kukës e Valbonë.

Sipas njoftimit, qarkulimi i mjeteve vijon normalisht, por bëhet apel për tu pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.

 

NJOFTIMI I ARRSH

❄️Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit 🌨️ka pasur reshje dëbore në akset📍Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë🌨️

🌡️Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C🗻

🚧Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës🚜 pa ndërprerje🦺

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale🚘

⚠️Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore👮