Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Mitsotakis diskutime të zellshme para fotos zyrtare (Video)



Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek Kiriakos Mitstotakis kanë vijuar diskutimet e tyre gjatë takimeve në Bruksel në takimin e krerëve të vendeve të Ballkanit perëndimor me liderët e Bashkimit Europian.

Ata u shfaqën duke debatuar me njëri – tjetrin përpara se të bënin foton zyrtare.

Greqia ka vënë veton për hapjen e kapitujve të parë të negociatave të Shqipërisë dhe BE-në dhe caktimin e një date për konferencën ndërqeveritare për shkak të çështjes “Beleri”.

Vendimi do të merret nga Këshilli Europian në takimet që do të mbajë në 14 dhe 15 dhjetor.