Vendosni fjalën kyçe....

Merkato e transferimeve të janarit, Real Madrid ngul këmbë për Kylian Mbappe


Real Madrid po mendon për merkaton e transferimeve të janarit. Klubi i Los Blancos po shqyrton të gjitha mundësitë për përforcime, teksa nevoja më e madhe është afrimi i ndonjë elementi cilësor në sulm.

Pista Mbappe mbetet e nxehtë. Sulmuesi francez ndiqet prej kohësh nga Galaktikët, por asnjëherë nuk kanë qenë kushtet e duhura. Sipas OK Diario, Real Madrid ka lëshuar një ultimatum për Mbappe, i cili duhet të kthejë një përgjigje deri më datën 4 janar. Sa i takon parave, te Reali nuk e kanë problem, janë të gatshëm të bëjnë ofertë stratosferike vetëm e vetëm për të bindur futbollistin dhe natyrisht klubin e PSG.

24-vjeçari Mbappe në 48 ndeshjet e fundit në Ligue 1 ka shënuar plot 44 gola. Shifrat nuk lënë shteg për dyshime dhe nëse kalimi në Estadio Santiago Bernabéu (Madrid) kryhet me sukses, do të kishim të bënim me transferim sensacional.