Vendosni fjalën kyçe....

Koreja e Veriut hedh dy raketa balistike në Detin e Japonisë


Koreja e Veriut ka lëshuar dy raketa balistike në Detin e Japonisë. Ky është testi i parë i këtij lloji, që kur Joe Biden u bë president i SHBA-ve.

Pyongyangu është i ndaluar të provojë raketa balistike, sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Të dy vendet, Japonia dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar këtë provë.

Kjo ngjarje vjen vetëm disa ditë pasi Koreja e Veriut thuhet se hapi dy raketa jo-balistike në Detin e Verdhë. Ato raketa me rreze të shkurtër mendohej të ishin ose artileri ose raketa lundrimi, të cilat nuk janë të ndaluara sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Korenë e Veriut.

Japonia tha se asnjë mbeturinë nuk kishte rënë brenda ujërave të saj territoriale, shkruan BBC.

Komanda e Paqësorit e SHBA-ve, tha të enjten se ky testim theksoi “kërcënimin që programi i armëve të paligjshme të Koresë së Veriut paraqet për fqinjët e saj dhe komunitetin ndërkombëtar”.

Biden ende nuk e ka komentuar zyrtarisht këtë zhvillim. Testimi i së enjtes vjen gjithashtu disa ditë pasi SHBA morri në paraburgim biznesmenin nga Koreja e Veriut Mun Chol Myung, i cili u ekstradua nga Malajzia. Mun është një biznesmen i akuzuar për pastrim parash përmes sistemit financiar të SHBA-ve për të siguruar sende luksoze në Korenë e Veriut.

Incidenti zemëroi Korenë e Veriut aq shumë sa që ndërpreu lidhjet diplomatike me Malajzinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *