Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Park Kombëtar, Rama: Para se Europa të na jap leksione, të kujtohen që edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër


Ditën e sotme shpallet studioja arkitekturore fituese e Konkursit Ndërkombëtar të Dizajnit për krijimin e “Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit” të Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa. 

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij tha se ky është vendimi më i guximshëm që mund të merrte ndonjëherë një qeveri.

“Vendimet më të mëdha dhe të guximshme dhe më të rëndësishme për të ardhmen që një qeveri mund të merrte”, tha Rama.

Një mesazh e pati edhe për Bashkimin Europian, për të cilin tha se ndërsa i jepnin leksione Shqipërisë se Vjosa duhej shpallur Park Kombëtar, duhet të kujtojnë se edhe lumenjtë në BE kanë qenë të egër, por i kanë zbutur për aryse që s’kanë lidhje me mbrojtjen e mjedisit.

“Konkursi ndërkombëtar për Qendrën Multifunksionale dhe Stacioneve të Informimit për Parkun Kombëtar të Vjosës dhe hymë në një fazë të re, konservimit dhe zhvillimit të këtij parku të jashtëzakonshëm kombëtar. 

Nuk ka asnjë vend në Europë të paktën, se bota është shumë e madhe për të folur me siguri, që të ketë një park kombëtar që përshkon të gjithë trupin e vendit. Nuk ka asnjë vend në Europë sot që të ketë një lum të egër, gjë për të cilën shpeshherë kemi qenë të detyruar tu kujtojmë miqve europiane, kur këmbëngulej se duhej ruajtur lumi i fundit i egër në Europë, por më parë se sa na japin në leksione se si ruhet një lumë i egër. 

Duhet të kujtohen që të egër kanë qenë edhe lumenjtë e tjerë të Europës, por ata i kanë zbutur për qëllime që s’kanë pasur të bëjnë me mbrojtjen e natyrës. jemi mirënjohës për nxitjen, inkurajimin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se asnjëherë nuk kanë qenë septik për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar.

“Nuk kemi qenë hezitues për ta shpallur Vjosën Park kombëtar, ka qenë pjesë e vizionit”, u shpreh Rama.