Vendosni fjalën kyçe....

Nuk paraqitet për të tretën herë në SPAK, Berisha shkel vendimin e gjykatës


Për të tretën herë radhazi ish-kryeministri Sali Berisha nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme duke mos zbatuar vendimin e gjykatës. Ish-kryeministri i marrë nën hetim për akuzën e korrupsionit në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksti Partizani as këtë të hënë në orën 10:00 nuk u paraqit.

Përveç detyrimit për t’u paraqitur në prokurori ish-kryeministrit iu caktua iu ndalua e drejta për të dalë jashtë kufijëve të shqipërisë. Tashmë do të jetë vendimi i prokurorisë e posaçme që pritet të vendosin nëse do të ketë ashpërsim të masës së sigurisë.

Pas refuzimit të dyfishtë të Berishës për të zbatuar vendimin e gjykatës SPAK paralajmëroi se do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për personat që nuk zbatojnë vendimet e gjykatave. Referuar kodit të procedurës penale, përkatësisht nënit nenit 231 dhe nenit 260 kur një person ndaj të cilit është caktuar një masë sigurie dhe nuk e zbaton atë urdhërohet masa më e ashpër pasardhëse.

Ndaj ish-kryeministrit Berisha është caktuar ajo e detyrimit për t’u paraqitur dhe masa më e ashpër pasardhëse është ajo e arrestit shtëpiak që do t’i detyrojë më pas prokurorët e posaçëm t’i drejtohen Kuvendit për të marrë autorizim për shkak se Berisha mban mandatin e deputetit dhe mbrohet nga imuniteti.

Por zyrtarisht prokuroria e posaçme nuk ka marrë ende një vendim se çfarë do të ndodhë me rastin e ish-kryeministrit Berisha. Ndryshe nga ky i fundit që nuk u paraqit në SPAK, biznesmeni Fatmir Bektashi që akuzohet së bashku me Berishën dhe dhëndërin e tij Jamarbër Malltezi për korrupsion e pastrim parash u paraqit të hënën në orën 11:00 në SPAK.