Vendosni fjalën kyçe....

Argita Malltezi pjesë e politikës? Çfarë thotë Berisha pas fjalimit të vajzës së tij në Kuvendin Kombëtar?



Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka mbajtur fjalimin e saj të parë në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit.

Ish-kryeministri Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse vajza e tij do të bëhet pjesë e politikës, ai u shpreh se Argita Malltezi thjesht mbajti një fjalim ku shprehur mendimet e veta.

“Argita Malltezi mbajti një fjalim si shumë të tjerë aty. Argita Malltezi është një aktiviste e PD-së, që në ditët më të para të themelimit të saj, ka qenë studente. Në këtë kontekst, ajo nuk është ndarë kurrë nga PD.

Ky është fjalimi i parë publik i saj në kuvendet e partisë, por kjo nuk do të thotë asgjë më shumë sesa një fjalim në të cilin shprehu si aktiviste e PD-së, mendimet e veta.”, tha Berisha.