Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi 12-vjeçarin me makinë dhe u arratis, autori vetdorëzohet në polici


Një person ka përplasur sot në kryeqytet një 12-vjeçar në vendin e quajtur “Ura e Beshirit” dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se pas 3 orësh ai është paraqitur në Policinë e Beratit aty ku edhe banonte për t’u dorëzuar.

Sakaq, raportohet se shërbimet e policisë së Tiranës kanë shkuar në Berat për të shoqëruar drejtuesin e mjetit që përplasi fëmijën.

Nga ana tjetër 12-vjeçari i përplasur ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.