Vendosni fjalën kyçe....

Arlind Qori: PD po shpërbëhet, Lëvizja Bashkë do ketë sukses në politikë


A munden partitë e “vogla” të kthehen në të “mëdha”?

Kjo ka qenë tema e diskutimit këtë pasdite në “Studio Live” në Report Tv, ku midis të ftuarve ishte edhe Arlind Qori drejtues i Lëvizjes Bashkë.

Ndalur te partitë e mëdha, si PD dhe PS, Qori bëri një analizë përse sipas tij qytetarët nuk duhet t’i votojnë më, ndërsa për Berishën tha se nuk është më një alternativë.

 “PD po shpërbëhet. Shpërbërja e PD do sjellë krizë edhe në gjirin e PS. Qëndrimi i Berishës si dordolec por që nuk është më alternativë do bëjë që qytetarët të reflektojnë do të votojnë këta që i vjedhin që shkatërrojnë spitalet, shkollat, apo do të votojnë një forcë të re si lëvizja Bashkë.”

Për Qorin Shqipëria ka një model të paqëndrueshëm zhvillimi dhe për këtë fajin ia la elitës që ka qeverisur gjatë viteve të fundit.

“Shqipëria ka model të paqëndrueshëm zhvillimi. Ka përgjegjës elitën që na ka qeverisur në vitet e fundit. Ka tërhequr ato pak investime, që i shtyn në masë punëtorët jashtë Shqipërisë. Nëse vazhdojnë punët kështu brezi ynë s’do ketë as 100 euro pension. Duhet të kemi një modele të qëndrueshme zhvillimi. Duhet të jetë gjithnjë e më shumë prodhimi apo shërbimet cilësore”, tha Qori.

Fati i partive të vogla në Shqipëri, pavarësisht nëse kanë pasur një kulm, ka qenë rënia ose shkrirja. Por Alind Qori shprehet se Lëvizja Bashkë do të ketë sukses politik.

“Problemi i partive të mëhershme të vogla ka qenë se janë përbërë vetëm nga intelektualë s’kanë pasur lidhje me popullin. Kam thënë sido të jetë rezultati, 3 gjëra s’do kërkosh nga unë që do ta lë këtë gjë që fajin e ka populli dhe që u vodhën votat. Për mua politika është ideal. Ne do kemi sukses politik. E dyta që s’do dëgjoni nga unë është të shaj popullin. Nëse dështojmë në politikë faji është i Lëvizja Bashkë dhe i imi jo i qytetarëve”.

Një tjetër apekt që e bën të veçantë lëvizjen e tij sipas Qorit është vëmendja te aktualiteti.

“Në Shqipëri identifikimet i majtë i djathtë s’kanë të bëjnë me pozicionin shoqëror por me trajektoren e të shkuarës. Lëvizja bashkë kërkon t’i intensifikojë interesat e përbashkëta. Duhet ta lëmë të shkuarën, të mos mbetemi peng i të shkuarës. Bota po shkon te inteligjenca artificiale ne jemi akoma te konfliktet e para. LV nuk valëvit flamuj nuk vendosim simbolika, edhe siglën e partisë e kemi  të thjeshtë ndërsa parti që s’kanë kurrfarë ideje përdorin slogane të ndryshme. Duhet të kthehemi në të sotmen, vëmendja jonë më e madhe duhet të jetë drejt së ardhmes. Në këtë sens lëvizja bashkë është mjaft ndryshe edhe nga parti të majta në Evropë. Nuk kam mundësi unë të ndryshoj fatin e lindjes së mesme, çështja e minatorëve është më e rëndësishme për mua se atë mund të ndryshoj.”