Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia për pak sa nuk rrëzon avionin, piloti manovron pa u menduar dy here (Video)


Ndërsa stuhia ‘Bettina’ goditi brigjet përtej Detit të Zi, një fluturim i ‘Turkish Airlines’ u detyrua të braktiste uljen në minutën e fundit, teksa shikuesit e habitur nuk humbën rastin për të kapur ndodhinë me telefonat e tyre.

Avioni në fjalë ishte pak mbi aeroportin “Ordu” të Turqisë në Giresun dhe u detyrua të qëndronte në ajër pasi erërat e goditën avionin duke e nxjerrë ngaa kursi.

Një video e përpjekjes së parë të ndërprerë të uljes tregon aeroplanin duke u përballur me erërat e forta teksa bën një zbritje të pabarabartë përpara se largohet nga stuhia.