Vendosni fjalën kyçe....

Ersekë, tentuan të kalojnë lumin me makinë, bllokohen në mes të ujit 4 persona në Prodan, ndërhyjnë zjarrfikësit


4 banorë kanë rrezikuar jetën e tyre sot në ujërat e lumit Prodan të cilët tentuan të kalojnë këtë lumë me mjetin e tyre për të dalë në anën tjetër të fshatit.

Sipas burimeve thuhet se mjeti me të cilin udhëtonin ka mbetur në mes të lumit duke rrezikuar seriozisht jetën e 4 banorëve, të cilët u shpëtuan në kohë nga punonjësit e zjarrfikëses.

Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që banorët të zgjedhin mënyra alternative për të kaluar lumin  dhe një ndër më të rrezikshmet është pikërisht kalimi mes për mes lumit.