Vendosni fjalën kyçe....

Numri i viktimave në Gaza nga sulmet izraelite arrin në 14,800, zyra palestineze e medias


Numri i palestinezëve të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 14,854, tha të enjten zyra e mediave qeveritare në enklavën e bllokuar.

“Viktimat përfshijnë 6,150 fëmijë dhe mbi 4,000 gra, ndërsa më shumë se 36,000 njerëz janë plagosur”.

Rreth 7,000 njerëz mbeten të pagjetur, duke përfshirë më shumë se 4,700 fëmijë, tha zyra e mediave.

Izraeli filloi sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është mbi 1200 ndërsa më shumë se 200 persona janë marrë peng.