Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se theu xhamat e prokurorisë së Tiranës dhe goditi punonjësit, ndalohet një 39-vjeçar


Policia ka ndaluar një 39-vjeçar pasi dyshohet se ka thyer xhamat e Prokurorisë së Shkallës së Parë në Tiranë.

Në prangat e policisë ra shtetasi K.Sh banues në Tiranë.

Sipas policisë arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 11:40 ky shtetas ka thyer xhamat e institucionit dhe ka goditur punonjësit e institucionit me detyre sekretar për pritjen e qytetarëve, shtetasin K.M 62-vjeç.

Ai akuzohet për veprat penale, “goditje për shkak të detyrës” dhe “shkatërrim i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrim i pronës” të shtetasit K.SH.,39 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ditën e sotme rreth orës 11:40 min në ambientet e Prokurorise Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka thyer xhamat e këtij institucioni dhe ka goditur punonjësin e këtij institucioni me detyrë sekretar për pritjen e qytetarëve shtetasin K.M., 62 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *