Vendosni fjalën kyçe....

Tymueset në Kuvend, Bejko: Berisha shpreson t’i shpëtojë zjarrit që SPAK ka ndezur në avllinë e tij


Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar pas dhunës dhe kaosit në seancën plenare të Kuvendit ku u miratua nga parim me 73 vota buxheti për vitin 2024.

Bejko thotë se Berisha se shpreson t’i shpëtojë zjarrit që SPAK ka ndezuar për të.

Duke akuzuar Berishën dhe Ramën për bashkëpunim me njëri tjetrin, Bejko thotë se asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit.

 

Reagimi i plotë i Bejkos:

 

Pas zjarrit të ndezuar sot në parlament, Sali Berisha shpreson t’i shpetojë zjarrit qe SPAK ka ndezur në avllinë e tij.

Sa herë Berishës i duhet të përballet me drejtësinë është gati të ndezë zjarr;  sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin që i ka mbërthyer qeverinë i duhet nje aleat zjarrvënës.

Tani është koha që Sali Berisha dhe Edi Rama të japnin llogari para SPAK, por në vend të saj, këta të dy në bashkpunim me njlri tjetrin na shfaqin spektaklin e rradhës.

Asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit.

Sot do diskutohej në Parlament buxheti ku dhe si do përdoreshin paratë e shqiptarëve për vitin tjetër. Por Berisha me zjarrin që ndezi në mes të sallës nuk u dha mundësi shqiptarëve të dëgjonin mbi abuzimet e mundshme financiare që qeveria e Ramës ka llogaritur të bëjë më 2024.

Rama dhe Berisha janë bashkë sipas parimit, “njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën e aleancës së kullave me oligarkët e përbashkët të korrupsionit”.