Vendosni fjalën kyçe....

“T’fala nga Lugina, Shqipnis anë e mbanë”, Tifozët nga Lugina e Preshevës: Po t’thrret bija jote mos m’harro moj nanë


Shumë pak na ndajnë nga starti i ndeshjes Shqipëri-Ishuj Faroe, ku kuqezinjve iu mjafton vetëm 1 pikë për ta mbyllur të parët në grup.

Tirana ka mbledhur sot shqiptarët anë e mbanë globit, ku nuk bëjnë përjashtim edhe ata nga Presheva.

Një numër tifozësh nga Lugina janë pranishëm në kryeqytet dhe kanë shpalosur në rrugët e Tiranës dhe një banderolë me një mesazh domethënës. “Tfala nga Lugina, Shqipnis anë e mbanë, pot thrret bija jote mos m’harro moj nanë”, është mesazhi i përcjellë përmes këtij baneri.