Vendosni fjalën kyçe....

Noka punonjësit të Gardës: Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt, po përdoreni me urdhra telefoni


Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka paralajmëruar se do të padisë punonjësit e Gardës, pasi nuk i kanë lënë të zbatojnë skenarin e tyre opozitar në sallën e Kuvendit.

Noka tha se Garda po përdoret me urdhra telefoni, ndërsa theksoi se socialistët nuk e kanë problem që të lëshojnë njëri-tjetrin, madje ta çojnë edhe në burg.

“Do të shkosh për ndjekje penale ti dhe shefi yt. Po përdoreni me urdhra telefoni. Këta edhe njëri-tjetrin e lëshojnë. E shesin, e çojnë në burg. Për fëmijët e tu do të përgjigjesh ti, dhe ata të tjerët.”, tha Noka.

Berisha-Nokës: Kujt po i thua kështu?

Noka: Përgjegjësit të Gardës.