Vendosni fjalën kyçe....

Nga Anglia për të parë ndeshjen, denoncimi i tifozit: Bileta doli false


Një tifoz kuqezi kishte ardhur nga Anglia për të ndjekur kombëtaren në “Air Albania” në sfidë ndaj Ishujve Faroe por gjatë cheeck-init bileta rezultoi fallco.

Ai denoncoi se e kishte gjetur biletën në treg të zi. Kjo pasi portali i FSHF-së ku shiten biletat ra duke mosfunksionuar. Kur u rikthye sërish në gjendje portali nuk kishte më bileta. Tifozi ka bërë denoncim live në Fax News.

Tifozi: Mënyra më e sigurtë të blesh përmes portalit të FSHF-së, por portali nuk funksionon pas 20 minutash dhe bie. Kur u rregullua portali i FSHF s’kishte biletë. U detyruam të blenim në portale të tjera ose treg të zi si në rastin tim. Rast tipik i inekzistencës së shtetit. Nuk e di çfarë të them. Vijmë nga Anglia, 6 persona. Për të gjashtë fallco. Gjetëm dhe disa të tjerë që kishin ardhur nga Zvicra. Vlera e biletës 60 euro. Personi në emrin e të cilit ishte bileta nuk gjendet, nuk ekziston. U gjet përmes instagramit nga një shoku im. Ai e takoi personin që ia dha biletën, më pas nuk gjendet më