Vendosni fjalën kyçe....

Përplasi me makinë të moshuarin, arrestohet i riu në Elbasan


Një i 20-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në Elbasan pasi një ditë më parë ka përplasur për vdekje një të moshuar në Elbasan.

74-vjeçari, Sabri Kampula, u përplas me makinë nga i riu dhe më pas humbi jetën.

Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin Sabri Kampula, 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën”-njofton policia.