Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë rrahin policin në Nju Jork, u kërkoi të mos pinin cigare në stacionin e metrosë (Video)


Dy të rinj janë arrestuar pasi rrahën dhunshëm një polic të qytetit të Nju Jorkut pasi ai u kërkoi atyre të mos pinin duhan në një stacion metroje në Bronx.

Kaream McClary, 23 vjeç dhe Izayiah Jessamy, 20 vjecc, u akuzuan për sulmin ndaj policit në incidentin që ndodhi në mes të ditës dhe u filmua nga një kalimtar.

Përplasja ndodhi  kur dy oficerë policie u kërkuan të dyshuarve që të shuanin cigarette teksa ndodheshin brenda stacionit të metrosë “Freeman Street”. Përplasja u përshkallëzua e përfundoi  në dhunë pasi të dyshuarit i rezistuan përpjekjeve të oficerëve për t’i larguar nga stacioni.

Pamjet tronditëse video kapin dy të rinjtë duke goditur vazhdimisht kokën, qafën dhe fytyrën e oficerit.

Të dy efektivët kanë pësuar lëndime të lehta dhe kanë marrë ndihmë mjekësore në vendngjarje shkruan media.