Vendosni fjalën kyçe....

Telashet e Zelensky-t me gjeneralët


Komandanti i Përgjithshëm ukrainas Valery Zaluzhny

Volodymir Zelensky, presidenti i Ukrainës, është në luftë…me gjeneralët e tij. Ai ka këshilluar kreun e shërbimeve të armatosura të Ukrainës, Valery Zaluzhny, i cili javën e kaluar tha për The Economist se “ashtu si në Luftën e Parë Botërore, ne kemi arritur nivelin e teknologjisë që na fut në një ngërç. Me shumë mundësi nuk do ketë përparim të thellë dhe të rëndësishëm”.

Edhe New York Times, ka cituar një zëdhënës të administratës amerikane për Ukrainën, se ka ka shkruar për përplasjen midis Zelensky-t dhe gjeneralëve të tij.

Zelensky ka këmbëngulur se Ukraina do e fitojë luftën kundër Rusisë dhe do i dëbojë rusët nga vendi. Ofensiva e madhe e Kievit, e përqendruar kryesisht në zonën e Zaforizes, dështoi, me humbje të mëdha nga pala ukrainase. Beteja e ripërtërirë për Bakhmutin, e nisur nga Zelensky pavarësisht kundërshtimeve të gjeneralëve të tij, gjithashtu nuk ka pasur sukses dhe ka kushtuar shumë jetë dhe shumë pajisje.

Ndërkohë, Zelensky këmbënguli të mbronte Avdiivkan, një qytet i vogël i dominuar nga një fabrikë e madhe koksi. Koksi përdoret për furrat e shpërthimit në prodhimin e çelikut. Ukrainasit po humbasin vazhdimisht terren brenda dhe përreth qytetit.

Ukrainasve iu desh të transferonin një nga brigadat e tyre më të mira, atë të 54-të të Mekanizuar, në Kupyansk, duke e zëvendësuar atë me një brigadë territoriale shumë më pak të aftë të ngarkuar me mbajtjen e Avdiivkass.

Trupat nga Brigada 54 e Mekanizuar, gusht 2022

Kupyansk është një qendër kritike strategjike hekurudhore. Humbja e saj do i shkaktonte Ukrainës vështirësi të mëdha në transferimin e furnizimeve për forcat e saj rreth Kharkivit, qytetit të dytë më të madh të vendit. Kjo sugjeron se një betejë e madhe mund të përqendrohet së shpejti në Kharkiv.

Imazhi i Zaluzhny-t për Luftën e Parë Botërore dhe fokusi i tij në atë se si ishte arritur një ngërç në të cilin të dyja palët kanë hapur llogore të thella dhe qëllojnë njëra-tjetrën me artileri, është gjysma e pamjes të asaj që ndodhi në luftë.

Gjysma tjetër e historisë është se Gjermania e humbi luftën sepse nuk mundi të përballonte luftimet, duke mos pasur mjaftueshëm furnizime ushtarake dhe madje edhe ushqim për trupat e saj. Pasi SHBA-ja u bashkua me forcat aleate, ekuilibri u prish.

Një ushtar gjerman ndan një cigare me një ushtar aleat pas dorëzimit

Problemi i Zelensky-t është se ai nuk mund të fitojë mbështetjen e huaj për Ukrainën duke reklamuar një ngërç. Deklaratat e Zaluzhny, të cilat përfshinin gjithashtu kërkesa joreale për armë dhe teknologji – disa prej të cilave thjesht nuk ekzistojnë – gjithashtu shkaktuan probleme për Zelensky-n.

Presidenti, natyrisht, donte më shumë furnizime dhe avionë, por ai vazhdoi të argumentonte se me këto furnizime Ukraina do ishte në gjendje të largonte Rusinë nga Ukraina. Një shembull i mirë është fuqia ajrore.

Ukraina kërkon 100 deri në 150 avionë luftarakë F-16. Megjithatë nuk ka ku t’i vendosë dhe ka pak pilotë të kualifikuar edhe nëse do i kishte në dispozicion. Dy avionë F-16 të çmontuar u dërguan me kamion në Ukrainë në fillim të nëntorit. Disa avionë F-16 që do transferohen së shpejti në Ukrainë nuk ka gjasa të bëjnë ndryshim.

Si fillim, këto janë modele të vjetra të F-16-ve që nuk do të jenë të lehta për t’u mirëmbajtur dhe nuk mund të përballojnë avionët më të  mirë rusë. Më keq akoma, çdo avion F-16-të duhet të jetë në gjendje të veprojë në një mjedis të dendur të fushëbetejës së mbrojtjes ajrore ruse.

Rusia kohët e fundit ka përforcuar njësitë e saj taktike të dislokuara me sisteme të reja, të lëvizshme të mbrojtjes ajrore. Perspektiva që F-16 të vjetër evropianë të konkurrojnë me sukses nuk është e mirë.

Një avion F-16 polak fluturon mbi Teksas në vitin 2006

Zelensky po përpiqet gjithashtu që Kongresi Amerikan t’i japë Ukrainës miliarda më shumë në mbështetje, duke përfshirë para për të paguar punonjësit e qeverisë dhe pagat e ushtrisë, duke përfshirë paratë e pensionit. Vetëm kjo faturë vjetore është 16.3 miliardë dollarë.

Kërkesa totale për Ukrainën është 61.4 miliardë dollarë, nga të cilat më shumë se 45 miliardë dollarë janë për furnizime ushtarake. Shuma totale do blinte pesë ose gjashtë aeroplanmbajtëse. Ukraina do t’i përdorë ato para gjoja brenda një viti ndërsa aeroplanmbajtëset qëndrojnë në flotë për 50 vjet.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte idenë e kombinimit të ndihmës së Izraelit për luftën kundër Hamasit me ndihmën ukrainase, më pak e popullarizuar dhe që nuk ka gjasa të nxisë një shqyrtim të konsiderueshëm në Kapitol Hill.

Zelensky e pa këtë si një mundësi të shkëlqyeshme që ai të vizitonte Izraelin për të “solidarizuar” dhe për t’u siguruar që të gjithë të kuptonin se Izraeli dhe Ukraina ishin bashkuar. Zelensky mendoi se Izraeli do harronte kritikat e ashpra ndaj Netanyahut dhe Izraelit. Vitin e kaluar, Zelensky tha se Izraeli ishte fajtor për aleancën Rusi-Iran. Ai kërkoi armë nga Izraeli, veçanërisht kupolën e tij të hekurt.

Izraeli ishte kundër transferimit të teknologjisë së tij të lartë në Ukrainë, nga frika se do rrezikohej dhe do binte në duart e Rusisë. Izraeli gjithashtu nuk donte të shkaktonte edhe më shumë vështirësi me Rusinë dhe të humbiste çdo levë që mund të kishte në marrëdhëniet e tij me rusët.

Duket se një vizitë e Zelensky, ndoshta e projektuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Shtëpia e Bardhë, nuk u pajtua me palën izraelite.

Bisedimet e paqes

Ka shumë përpjekje në prapaskenë për të sjellë negociata midis Rusisë dhe Ukrainës. Ndërsa Uashingtoni po shtyn për më shumë ndihmë, ai po eksploron gjithashtu mënyra për të zhvilluar një proces paqeje me Rusinë. Zelensky, natyrisht, kundërshton bisedimet me Rusinë.

“Unë nuk kam asnjë marrëdhënie me rusët. Dhe ata e dinë pozicionin tim. Ky është pozicioni i vendit tim; ky është qëndrimi i popullit tonë. Ne nuk duam të bëjmë asnjë dialog me terroristët, nuk jam gati të flas me terroristët sepse fjala e tyre është asgjë, asgjë. Ne nuk mund t’u besojmë terroristëve, sepse terroristët kthehen gjithmonë.”

Një problem kyç është perceptimi i Rusisë për luftën në Ukrainë dhe “operacionin e saj special ushtarak”. Rusia beson se lufta e Ukrainës është një luftë midis NATO-s dhe Rusisë. Kështu që një negocim domosdoshmërisht duhet të përfshijë jo vetëm Ukrainën, por, në një rrugë të veçantë, edhe NATO-n.

Ndërsa rusët me siguri duan të zgjidhin çështjen territoriale (dhe si rrjedhojë mbrojtjen e popullsisë rusishtfolëse në Ukrainë), ata gjithashtu duan që NATO të largohet nga Ukraina.

Ushtarët Zinovii (majtas), 56 vjeç dhe Vasyl (R), 50 vjeç, pozojnë për një foto në Ukrainën jugore më 28 shtator 2022. Për një brigadë që kaloi dy muaj në Bakhmut, bëhej më e vështirë çdo javë

“Lufta” me gjeneralët

Zelensky ndoshta ka humbur mbështetjen e gjeneralëve të tij të lartë, por a mjafton kjo për të detyruar ndryshime në udhëheqjen e Ukrainës? Është e vështirë t’i përgjigjesh pyetjes. Shumë varet nga rezultatet në fushën e betejës.

Brenda pak javësh Avdiivka mund të merret nga rusët dhe forcat ukrainase të shtyhen prapa. Ndryshimet diku tjetër mund të jenë negative për ushtrinë e Ukrainës, e cila ka mungesë të dëshpëruar në fuqi punëtore.

Pjesa tjetër e ekuacionit është mbështetja e operacioneve të inteligjencës ushtarake dhe të brendshme të Ukrainës. Drejtoria kryesore e Inteligjencës (GUR MO) është operacioni i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, e kryesuar nga gjenerali Kyrylo Budanov. Inteligjenca joushtarake njihet si SSU dhe është pasardhësja e KGB-së ruse. Ajo drejtohet nga Vasyl Malyuk.

Nëse ka një kërcënim real për Zelenskyn, ai mund të vijë nga Budanov dhe çdo aleancë mes tij dhe gjeneralëve ukrainas mund ta detyrojë Zelenskyn të pranojë bisedimet me Rusinë ose të çojë në zëvendësimin e Zelenskyt.

Është e qartë se tendenca e tanishme e ngjarjeve është negative për Zelenskyn dhe negative për Ukrainën. Ushtarët në terren tashmë e dinë atë. A do shmanget Zelensky apo do presë për të pashmangshmen?

*Stephen Bryen, i cili shërbeu si drejtor i stafit të Nënkomitetit të Lindjes së Afërt, Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan dhe si zëvendëssekretar i mbrojtjes për politikën, aktualisht është një bashkëpunëtor i lartë në Qendrën për Politikat e Sigurisë dhe Institutin Yorktown.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Asia Times