Vendosni fjalën kyçe....

Rrogozhinë, ra pa ndjenja në fushë, ndërron jetë në spital sulmuesi i Egnatias, Dwamena


Sulmuesi i Egnatias, Dwamena, ka ndërruar jetë në spitalin e Kavajës, nga ku  28-vjeçari ka pësuar një tjetër goditje, pasi ra pa ndenja në fushë gjatë ndeshjes me Partizanin, Kujtojmë se sulmuesi kishte probleme në zemër dhe vite më parë u tërhoq nga sporti, ndërsa mbante një “çip” që e lejonte të luante futboll paçka rrezikut.

Kjo nuk është hera e parë që Dëamena shfaq probleme me zemrën, madje në 2019 është këshilluar të linte futbollin. Për shkak të një defribilatori të vendosur në zemrën e sulmuesit, mjekët e këshilluan që të linte sportin.

Pas rikthimit në fushë gjatë 2022 me BSC Old Boys në kategorinë e pestë zviceriane dhe tetë golave të shënuar, sulmuesi kërkoi një “jetë të dytë” në elitën e Shqipërisë. Nënshkrimi i tij në ligën profesioniste të Shqipërisë bëri bujë në mediet zvicerane, kjo për shkak të problemeve me zemrën.

Dwamena ka qenë pjesë e Zurich, Levante, Real Zaragoza dhe në 2019 ishte gati të nënshkruante me Brighton në Premier League por u ndal nga problemet në zemër.