Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë duhet të dënojnë Hamasin, jo Izraelin


Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një intervistë të presidentit të Francës për BBC-në, në të cilën ai i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.

Netanyahu tha se kombet duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin, duke pretenduar se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga zonat e konfliktit ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.

“Krimet që po kryhen sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe në të gjithë botën,” paralajmëroi ai në një deklaratë.