Vendosni fjalën kyçe....

“Legen, mos bëj si trim”, përplasje të forta mes deputetëve demokratë Çollaku dhe Sula, çfarë ndodhi sot në Kuvend (Foto+Video)


 

Pas zhvendosjes online të mbledhjes në Komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. 

Nga pamjet tregohet që ka patur edhe konfrontim fizik mes tyre, ku u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen. 

Pjesë nga debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dash Sula: O udhëheqës i madh

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je

Çollaku: Servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tëndë

Çollaku: Je servil, bën si opozitar

Ndërkohë tensione ka pasur edhe brenda mbledhjes duke bërë që seanca të ndërpritet.

Deputetët e opozitës shihen duke i rërnë tavolinave dhe mikrofonave dhe duke krijuar zhurmë të mëdha në sallë. 

“Mbylle mbledhjen”, dëgjohet teksa Ina Zhupa dhe Koreshi që i drejtohen Etilda Gjonajt që të mbyllë mbledhjen.

Ndërkohë nuk kanë munguar përplasjet verbale mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës, të cilët kanë ironizuar veprimet e demokratëve.