Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja me Italinë, Vasili: Veprimi i Ramës e kthen Shqipërinë në një kamp gjigand emigrantësh


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ripërmend lajmin e mediave italiane se Partia Demokratike e vendit fqinj, do të kërkojë largimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë nga grupimi i partive popullore evropiane, për shkak të marrëveshjes së emigrantëve.

Sipas Vasilit, veprimi i Edi Ramës është antishtet dhe i papranueshëm në çdo pikëpamje, duke e kthyer Shqipërinë në një kamp gjigant emigrantësh të paligjshëm.

 

Reagimi i plotë:

 

Kerkohet largimi i Edi Rames nga Partia Socialiste Europiane!

Partia Demokratike Italiane (PDI) do t’e kerkoje largimin e Partise se Edi Rames nga Partia Socialiste Europiane (PSE) per shkak te marreveshjes se paligjshme me Melonin per emigrantet.

Kjo behet e ditur nga mediat ne Itali ku drejtuesit kryesore te PDI bejne te qarte se do te kerkojne perjashtimin e Rames ashtu sic u veprua me kryeministrin e Sllovakise Fico per qendrimet proruse te tij.

Eshte e qarte se veprimi antishtet dhe banditesk i Edi Rames per te kthyer Shqiperine ne nje kamp gjigant emigrantesh te paligjshem eshte i papranueshem ne cdo pikpamje.

Dhenia e teritorit ne menyre skandaloze dhe nxjerrja e Shqiperise ne ankand per intetesa te vendeve te tjera dhe ne shkelje te dhunshme te Kushtetutes eshte nje veprim shume i rende dhe i denueshem penalisht i Edi Rames. Drejtësia ne Shqipëri duhet të fillojë hetimin urgjent te Edi Rames per tradheti te interesave kombetare.