Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite merr kontrollin e bastionit të Hamasit në veri


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit ( IDF ) njoftuan sot se kanë marrë kontrollin e një  bastioni të Hamasit në Rripin e Gazës, sipas një postimi në Platformën X, i cili shoqërohet me tre video të operacioneve.

Siç  thekson  ushtria izraelite, në bastion  u gjetën raketa antitank, armë të ndryshme dhe materiale të inteligjencës.

Që nga 7 tetori, sipas autoriteteve izraelite, më shumë se 1,400 njerëz janë vrarë në kryesisht civilë në ditën e sulmit të paprecedentë të nisur nga Hamasi.