Vendosni fjalën kyçe....

I riu fluturon në trotuar, drejtuesi i mjetit shtrihet përtokë, pamjet e aksidentit te kryeministria


Kanë dalë pamjet e aksidentit të ndodhur ditën e djeshme ku një 21-vjeçar që po ecte me shpejtësi përplasi një çift të rinjsh.

Siç shihet nga pamjet video, copat e makinës dhe djali që u përplas nga makina, fluturojnë mbi trotuar ndërsa pak çaste më pas, drejtuesi i mjetit zbret dhe shtrihet në tokë duke vënë duart mbi fytyrë.

Ngjarja ndodhi te kryeministria ndërsa çifti i të rinjve u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Autori i aksidentit u ndalua nga policia në mbrëmje,

Video marrë nga JOQ