Vendosni fjalën kyçe....

Babai në Durrës denoncohet për tentativë incesti ndaj vajzës së mitur


Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale ndaj vajzës së tij të mitur.

Shtetasi G.C dyshohet gjithashtu se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 15, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 14 vjeçe” thuhet në njoftimin e policisë.