Vendosni fjalën kyçe....

Kaosi në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore për 8 deputetë mbështetës të Sali Berishës


Bllokimi i seancës dhe kaosi i shkaktuar ditën e djeshme në Kuvend, ka bërë që PS-ja  të kërkojë  masë disiplinore për 8 deputetë mbështetës të Sali Berishës.

“Të gjendur përballë një situate të paprecedentë të zhvillimit të seancës plenare të datës 30.10.2023, ku deputetët e opozitës në thyerje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bllokuan foltoren e Kuvendit, hoqën kartat nga pajisjet elektronike të deputetëve të Grupit Parlamentar të PS të cilët ishin të regjistruar për të diskutuar mbi çështjet e evidentuara nga zgjedhësit. Situata arriti deri në përplasje fizike midis deputetit Vullnet Sinaj dhe deputetit Bledion Nallbati” thuhet ndër të tjera.

Masë disiplinore ndaj deputetëve:

Gazmend Bardhi

Bledion Nallbati

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Saimir Korreshi

Lefter Geshtenja