Vendosni fjalën kyçe....

Futbollisti brazilian goditet nga rrufeja gjatë ndeshjes (VIDEO)


Një futbollist është goditur nga vetëtima gjatë një ndeshjeje në Brazil. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes mes Agua Santa dhe Atletico Miniera në Kupën e Brazilit afër Sao Paulos, për moshat nën 20 vjeç.

Ndeshja u zhvillua gjatë një stuhie shiu dhe në minutën e 90’ rrufeja qëlloi në fushë. Pasi dy skuadrat dhe zyrtarët nxituan të largoheshin nga fusha prej frikës, mbrojtësi i Santa Claus, Henrique, u rrëzua në zonën anës fushës.

“Mirror” shkruan se lojtari mori trajtim të menjëhershëm nga kuadri i stafit mjekësor,

Ndërkohë që tifozët po shikonin të habitur e të shqetësuar, lojtari mori trajtim të menjëhershëm nga stafi mjekësor.

Henrique në mënyrë të mahnitshme arriti të ngrihej në këmbë dhe me pak ndihmë eci vetë drejt ambulancës, që e dërgoi në spital për trajtim të mëtejshëm. Ai doli nga spitali shumë shpejt pasi u konstatua nga mjekët se gjithçka ishte në rregull.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=115&v=FoWoYFXjltI


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *