Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori amerikan në Bosnjë reagon ndaj Dodikut: ShBA-të nuk do rrinë duarkryq nëse destabilizohet rajoni


Ambasadorit të SHBA në Bosnjë, Michael Murphy  ka reaguar lidhur deklaratën e kreut të republikës Srpska, Dodik i cili tri ditë më parë tha në këtë shekull “serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm”, pjesë të së cilit, sipas tij, duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Përmes një komunikate për mediat, kryediplomati amerikan shprehet se SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.

Milorad Dodik, Presidenti i entitetit të Republika Srpska (RS) të Bosnjës “po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar”, tha ambasadori i SHBA në Bosnje Michael Murphy në një deklaratë për mediat të martën. “Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai më tej. 

Ky është reagimi i parë nga ndërkombëtarët, ku një mos përfillje ndaj një deklaratës së Dodik u vu re edhe nga Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama i cili kërkoi që të paktën BE të reagonte.