Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi shkresë Gardës: Asnjë pengesë për pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve në seancën e sotme


Kuvendi I është drejtuar me një shkresë Gardës së Republikës për mos ndaluar pjesmarjen e asnjë deputeti në seancën e sotme plenare që do të zhvillohet në orën 17:00.

Në dokumentin në fjalë, të firmosur ditën e sotme nga sekretaria e Kuvendit, i komunikohet Gardës që të mos ketë asnjë pengesë për të gjithë deputetët, duke nënkuptuar kështu edhe 23 ligjvënësit e përjashtuar.

Salla e seancave plenare më 19 tetor, u shndërrua në arenën e protestës politike të opozitës dhe sidomos të deputetëve që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha. Pa nisur seanca opozitarët bllokuan vendet ku ulen ministrat dhe hoqën kartat nga ulëset e deputetëve, me qëllim pengimin e zhvillimit normal të seancën plenare. Në ato kushte kaosi, drejtuesja e seancës, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj që drejtonte seancën plenare, vendosi shtyrjen. Ndërkohë mazhoranca zyrtarisht depozitoi kërkesën për përjashtimin nga Kuvendi të 23 deputetëve opozitarë. Vendimi u mor po atë ditë.

foto galeri