Vendosni fjalën kyçe....

Balla takon ministrin e Brendshëm të Kosovës, Sveçla: Kisha kënaqësinë që të pritem nga miku im Taulant Balla


 

Taulant Balla priti këtë të shtunë në një takim homologun e tij të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Balla ndau pamje të takimit me ministrin e Brendshëm të Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale, ndërsa tha se sot dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer në luftën ndaj krimit, migracionit të jashtëligjshëm dhe kontrollit të kufirit.

Sipas tij ky bashkëpunim vjen për shkak të 26 marrëveshjeve të lidhura më parë mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës.

Xhelal Sveçla , kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë ku është pritur nga homologu i tij, Taulant Balla.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me Ballën kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre.

“Kisha kënaqësinë që të pritem sot në Ministrinë e Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga homologu dhe miku im Taulant Balla.

Diskutuam për zbatueshmërinë e marrëveshjeve që kemi në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre si dhe shkëmbimin e përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avansimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona.

Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”.