Vendosni fjalën kyçe....

Richard Grenell merr medaljen e nderit nga shteti i Serbisë


Richard Grenell ka marrë medaljen e nderit nga shteti i Serbisë. Ish-i dërguari amerikan për dialogun mes Serbisë e Kosovës e ka publikuar foton e ceremonisë së dekorimit në Instagram.

Në të shihet presidenti serb Vuçiç që i jep medaljen ‘Urdhri i Flamurit Serb’ për ‘shërbime të dalluara në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-ve’.

Kjo është hera e parë që një amerikan nderohet me medalje presidenciale serbe. Para Grenell, medaljen në fjalë e kanë marrë Gjenerali rus Sergei Shoigu, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ish-ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin.

“Sot, mund të them se jam i vetmi person në botë që kam marrë Medaljen më të lartë të Nderit nga Kosova (3 vjet më parë) dhe Serbia (sot).” – shkruan Grenell në X.

Grenell njihet si kritik i ashpër i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për sa i përket dialogut me Serbinë.

Në maj ai u përfshi në një debat me Kongresmenin Zach Nunnn ku e cilësoio Kurtin si antiamerikan duke thënë se ai ka kundërshtuar të gjithë presidentet amerikanë gjatë karrierës së tij politike.