Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë një fabrikë sfungjeri në Fier, forcat zjarrfikëse në vendngjarje


Një fabrikë mobilierie ka marrë flakë pak minuta më parë në fshatin Ferm – Çlirim në Fier.

Zjarri ka rënë rreth orës 13:50. Fillimisht janë përfshirë nga flakët magazinat e fabrikës dhe më pas është përhapur me shpejtësi në ambientet e tjera.

Katër mjete zjarrfikëse të Fierit e Patosit janë duke punuar për neutralizimin e flakëve por e kanë shumë të vështirë  pasi në magazina ndodhen materiale lehtësisht të djegshme.

“Në fabrikën e sfungjerit në pronësi të shtetasit H. B., ka rënë zjarr.Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit”, njofton policia.

Ndërkohë rreth 50 punëtorë të kësaj fabrike janë duke u përpjekur të nxjerrin prej ambienteve të pa përfshira nga flakët bazën materiale.

Në vendngjarje ndodhet dhe policia ndërsa re tymi të zeza kanë mbuluar të gjithë zonën.